Cakolli i reagon Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe

Eugen Cakolli nga IKD i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut e cila ka thënë se shoqëria civile po qëndron e heshtur ndaj fushatës së Listës Serbe. Ai ka thënë se fushatat e Listës Serbe pothuajse gjithmonë janë ndërtuar mbi retorikë nxitëse dhe gjuhë fyese ndaj institucioneve të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Kjo…

Lajme

14/09/2025 16:21

Eugen Cakolli nga IKD i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut e cila ka thënë se shoqëria civile po qëndron e heshtur ndaj fushatës së Listës Serbe.

Ai ka thënë se fushatat e Listës Serbe pothuajse gjithmonë janë ndërtuar mbi retorikë nxitëse dhe gjuhë fyese ndaj institucioneve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kjo qasje provokuese u pa qartë edhe në hapjen e fushatës së tyre, ku u shfaq një baner me emrin e kryeterroristit Milan (Radoiçiq), i kamufluar në atë mënyrë që më pas të thuhet se ishte fjala për kandidatin e LS-së për kryetar komune – i cili mban të njëjtin emër. Kjo çështje mund dhe duhet të adresohet në PZAP. Atje, Lista Serbe ose do të detyrohet të distancohet publikisht nga emri i Radoiçiqit, duke e lidhur qartë përdorimin e emrit “Milan” me kandidatin e tyre, ose do të gjobitet rëndë. Ose edhe të dyja bashkë”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka thënë se për ta fituar këtë rast, ligjërisht dhe politikisht, “përfaqësuesit e partisë në pushtet, në vend që të akuzojnë shoqërinë civile për “mosreagim”, duhet të ndjekin procedurat ligjore të ankesës. Për këtë u kanë mbetur edhe ~24 orë të afatit ligjor”.

Postimi i tij i plotë në Facebook: