Numër i madh i protestuesve në Hagë, thërrasin njëzëri “UÇK”
Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga protesta shihet një numër madh i protestuesve në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë, që thërrasin njëzëri “UÇK” Me flamujt kuq e zi dhe të UÇK-së, pankarta dhe këngë patriotike,…

Lajme
Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga protesta shihet një numër madh i protestuesve në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë, që thërrasin njëzëri “UÇK”
Me flamujt kuq e zi dhe të UÇK-së, pankarta dhe këngë patriotike, protestuesit po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Në disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit shkruhet: “Disclose. Don’t Delay. Defend Fair Trial” që në shqip do të thotë: “Zbulo. Mos vononi. Mbroni një gjykim të drejtë”, duke kërkuar respektimin e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së.