Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes
Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Të njëjtit pastaj janë larguar në drejtim të panjohur. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Derisa bëhet e ditur…

Lajme
Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Të njëjtit pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.
Derisa bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Nadakovc, Vushtrri 13.09.2025-23:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK.