Kabashi-Ramaj: Pezullimi i Dialogut Strategjik ka dëm të madh, thuhet se Kosova nuk është partner i besueshëm

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partneri që i kanë dhënë vendit mbështetje të pa rezervë. Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ajo ka pohuar se pezullimi i Dialogut Strategjik ka dëm të madh për vendin, dhe se Kosova është një partner jo…

Lajme

13/09/2025 17:41

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partneri që i kanë dhënë vendit mbështetje të pa rezervë.

Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ajo ka pohuar se pezullimi i Dialogut Strategjik ka dëm të madh për vendin, dhe se Kosova është një partner jo i besueshëm për ShBA-në.

“Dëmi që i është bërë Kosovës duke u pezulluar Dialogu Strategjik, së paku në aspektin afatshkurtër, është i pariparueshëm, e sidomos përderisa Kosova udhëhiqet prej një qeverie që dje për të e thanë shumë qartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk është partner i besueshëm”.

“ShBA-ja e cila ka ndihmuar në ndërtimin e shtetit tonë të ri, kanë nevojë për një partner të besueshëm, që i qëndron besnik vizionit tonë të përbashkët me aleatët tonë për progresin që duhet të ketë Kosova edhe në arenën ekonomike, edhe në zhvillimin e brendshëm, edhe në arenën ndërkombëtare, edhe në integrimin euroatlantik”, ka thënë Kabashi – Ramaj.

E njëjta ka pohuar se ShBA-ja e ka qartësuar se nuk do të punojë me Qeverinë në detyrë Kurti.

“Prandaj, është më e rëndësi të kuptohet se çfarë dëmi i është bërë vendit. Së pari është një sinjal politik, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës përderisa e konfirmojnë rëndësinë e marrëdhënieve me popullin tonë, gjithashtu e bëjnë shumë të qartë që nuk bashkëpunojnë me Qeverinë aktuale në detyrë të udhëhequr nga Zotëri Albin Kurti”, u shpreh Kabashi – Ramaj.