“Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” – Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit për fotografi u zhvillua në Festivalin e Sporteve të Lubjanës

Fushata e WeBalkans “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” arriti finalen e saj me shpalljen e gjashtë fituesve përfundimtar të konkursit rajonal të fotografisë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, fushata e WeBalkans ka festuar përfshirjen, unitetin dhe frymën e sportit, duke i sjellë vlerat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më afër qytetarëve në gjithë rajonin,…

Lajme

12/09/2025 13:02

Fushata e WeBalkans “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” arriti finalen e saj me shpalljen e gjashtë fituesve përfundimtar të konkursit rajonal të fotografisë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, fushata e WeBalkans ka festuar përfshirjen, unitetin dhe frymën e sportit, duke i sjellë vlerat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më afër qytetarëve në gjithë rajonin, si dhe më gjerë.

Konkursi u hap në prill të vitit 2025 në Prishtinë, duke ftuar fotografë të rinj dhe entuziastë të sportit të moshës 18-29 vjeç që të kapin momente frymëzuese nga bota e sportit — duke festuar këmbënguljen, zgjerimin e BE-së, unitetin, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin kulturor.

Ngjarja përmbyllëse e fushatës u zhvillua në Lubjanë, Slloveni si pjesë e një bashkëpunimi të veçantë me Festivalin Sportiv të Lubjanës, së bashku me fituesit të cilët morën pjesë në festival.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap me video-mesazhon e Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, e cila theksoi se kjo fushatë ka treguar se sporti është më shumë sesa thjeshtë një garë: por ndërlidhet me besimin, respektin dhe ndërtimin e komuniteteve që tejkalojnë kufijtë.
Nga 183 aplikime, juria profesionale përzgjodhi 18 punimet më të mira, të cilat më pas udhëtuan nëpër Ballkanin Perëndimor si pjesë e një ekspozite udhëtuese, duke u ndalur në shtatë qytete: Beograd, Podgoricë, Shkup, Strugë, Maglaj, Prishtinë dhe Tiranë. Më në fund, këtë gusht, qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhanë fjalën e tyre duke votuar në mediat sociale WeBalkans për të zgjedhur fituesit përfundimtarë:

Shqipëria: Klevisa Kapo – Ngritur nga Mbështetja, Mbarë nga Ëndrrat (Lifted by Support, Carried by Dreams)

Bosnja dhe Hercegovina: Haris Pervan – Futboll për të Gjithë (Grassroots Football)

Kosova: Fillojetë Maloku – Sporti nuk është thjesht një garë (Sport is not just competition)

Mali i Zi: Nataša Đurović – Linjat e lirisë (Lines of freedom)

Maqedonia e Veriut: Ilina Pulejkova – Sporti lidh, përfshin dhe do (Sport connects, includes and loves)

Serbia: Jasmina Pavlović – Së bashku – mund të bëjmë gjithçka (Together – we can do anything)

“Dua të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht fituesit e konkursit të fotografive, dhe t’ju falënderoj që zgjodhët Lubjanën si vendin për të përfunduar këtë udhëtim”, tha Samo Logar, Zëvendëskryetar i Komunës së Qytetit të Lubjanës.

Duke përfunduar aktivitetin “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” në Slloveni, WeBalkans theksoi qëllimin e saj për të ndarë stori të zgjerimit të BE-së, për të shfaqur pasurinë që Ballkani Perëndimor ia sjell Evropës por gjithashtu edhe për të treguar mundësitë që BE-ja i ofron përtej kufijve. Finalja gjithashtu u jep hapësirë zërave të rinj dhe inkurajon unitetin nëpërmjet aktivizmit dhe kreativitetit – duke treguar se e ardhmja e Evropës është më e fortë kur formësohet së bashku.

Në këtë kontekst, Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor erdhën për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre – fotografët e rinj. Ramanda Shehu nga Maqedonia e Veriut tha se për një të ri nga Maqedonia e Veriut që jeton në BE, ky aktivitet ofron mundësi për të forcuar lidhjet me bashkëmoshatarët e tyre në BE dhe për t’u lidhur nëpërmjet interesave të përbashkëta si sporti, ekologjia dhe më gjerë.

Festivali i Lubjanës dhe konkursi i fotografisë janë të lidhur fort, pasi të dy festojnë sportin, rininë dhe kulturën. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të shohim dashamirësit e kulturës dhe sportit të bashkuar në një vend dhe në një ngjarje, siç është ngjarja përfundimtare e Konkursit të Fotografisë”, tha Natasha Kos, Drejtoreshë e Diplomacisë Kulturore dhe Shkencore, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.

Ngjarja kishte edhe moment artistik me performancë fizarmonike, duke paraqitur një kompozim muzikor që bashkoi gjashtë pjesë nga secili entitet i Ballkanit Perëndimor, së bashku me atë nga Sllovenia.