Presidenca daneze e fton Shqipërinë të martën që të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se Presidenca daneze, që aktualisht udhëheq me Këshillin e BE-së, e ka ftuar Shqipërinë të martën e 16 shtatorit që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim. Rama këtë e quajti rekord për shpejtësinë…

Lajme

13/09/2025 09:49

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se Presidenca daneze, që aktualisht udhëheq me Këshillin e BE-së, e ka ftuar Shqipërinë të martën e 16 shtatorit që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

Rama këtë e quajti rekord për shpejtësinë e një procesi negociatash.

“Të martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë, tha Rama.

“U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”.