Shukri Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional: Vizioni ynë për Lipjanin është zhvillim modern

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka thënë se parkingu aktual në këtë qytet nuk është funksional, i cili është pa hyrje direkte nga Sheshi Adem Jashari, dhe se i njëjti krijon vështirësi për qytetarët. Buja ka thënë edhe se ka zgjidhje për këtë problem duke njoftuar se do…

Lajme

12/09/2025 19:23

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka thënë se parkingu aktual në këtë qytet nuk është funksional, i cili është pa hyrje direkte nga Sheshi Adem Jashari, dhe se i njëjti krijon vështirësi për qytetarët.

Buja ka thënë edhe se ka zgjidhje për këtë problem duke njoftuar se do të krijojë hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.

Postimi:

Qytetarë të Lipjanit, parkingu aktual nuk është funksional – pa hyrje direkte nga Sheshi Adem Jashari, duke krijuar vështirësi për ju.

Zgjidhja jonë është e qartë:

– Hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.

– ⁠21 kupola xhami, secila në nder të një dëshmori të komunës.

Ky parking do të bëhet një hapësirë funksionale dhe vend kujtimi dhe krenarie.

Kupolat sjellin dritë natyrale, më pak shpenzime dhe më shumë estetikë për qytetin tonë.

Ky është vizioni ynë për Lipjanin: zhvillim modern, respekt për historinë dhe kujdes për qytetarin.