Lista Serbe ankohet, thotë se PZAP ua ka hedhur poshtë ankesën për komisionerët

Lista Serbe ka thënë se PZAP ka hedhur poshtë ankesën e tyre për komisionerët. Ata ishin ankuar për pjesëmarrje të pabarabartë në komisionet dhe qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kossev raporton se Lista Serbe pretendon që disa anëtarë dhe kryetarë nga radhët e partive shqiptare…

Lajme

10/09/2025 17:55

Lista Serbe ka thënë se PZAP ka hedhur poshtë ankesën e tyre për komisionerët.

Ata ishin ankuar për pjesëmarrje të pabarabartë në komisionet dhe qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kossev raporton se Lista Serbe pretendon që disa anëtarë dhe kryetarë nga radhët e partive shqiptare u emëruan në komisionet zgjedhore sipas komunave, veçanërisht në ato me shumicë serbe, pavarësisht numrit të votave që të njëjtat parti fituan në zgjedhjet e mëparshme.