Rexha për arrestimin e kameramanit: Alarmuese, abuzim skandaloz force e pushteti – të lirohet menjëherë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pak më herët bëri të ditur për arrestimin e kameramanit i mediumit Paparaci, Jetmir Muji, i cili ka qenë duke xhiruar në shkollën ku shkojnë vajzat e presidentes Osmani. Rreth kësaj ka reaguar edhe vetë Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha. Rexha e cilësoi si alarmuese arrestimin e kameramanit…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pak më herët bëri të ditur për arrestimin e kameramanit i mediumit Paparaci, Jetmir Muji, i cili ka qenë duke xhiruar në shkollën ku shkojnë vajzat e presidentes Osmani.
Rreth kësaj ka reaguar edhe vetë Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.
Rexha e cilësoi si alarmuese arrestimin e kameramanit Muji, duke theksuar se AGK e dënon këtë abuzim skandaloz force dhe pushteti.
‘‘Alarmues arrestimi i Jetmir Mujit nga ana e Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së punës së tij. AGK-ja dënon këtë abuzim skandaloz force dhe pushteti nga ana e Policisë së Kosovës dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të Jetmirit’’, ka shkruar ai.