Deputeti i PDK-së: VV e manipulon opinionin se i ka numrat për qeveri, por nuk i ka
Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por ende nuk është formuar qeveria e re. Madje edhe Kuvendi ka mbetur i bllokuar për shkak të lëndëve të vazhdueshme në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, krejt këtë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku e quan zvarritje të qëllimshme, meqë, sipas tij, Vetëvendosje nuk i…

Lajme
Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por ende nuk është formuar qeveria e re.
Madje edhe Kuvendi ka mbetur i bllokuar për shkak të lëndëve të vazhdueshme në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, krejt këtë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku e quan zvarritje të qëllimshme, meqë, sipas tij, Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë e ri.
“Vetëvendosje prej kur ka fillu procesi i zgjedhjeve gjithë here ka manipulu opinionin se i ka numrat për qeveri, por nuk i ka. Koha ka treguar që këto veprime kanë qenë të qëllimshme, sepse ata kanë dashur të ecet tutje duke shfrytëzuar të gjithë kapacitetet e institucioneve në funksion të partisë së tyre. Ata vazhdojnë edhe tutje duke bërë bllokada të njëpasnjëshme, të qëllimshme dhe duke shfrytëzuar afatet ligjore për shkeljet kushtetuese që i kanë bërë më vetëdije gjatë gjithë këtij procesi, dhe natyrisht që ende janë duke vazhduar me drejtimin e njëjtë”, ka thënë Demaku.
Gjykata Kushtetuese ka vendos masë të përkohshme deri më 30 shtator, pasi Lista Serbe është ankuar për çështjen e nënkryetarit