Foshnjën e humbi disa ditë pas lindjes, vdes edhe nëna 31 vjeçare- QKUK jep detaje
Një 31 vjeçare ka vdekur dje në orët e pasdites në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar shefi i Intensives Qendrore, Shaqir Uka. Uka ka thënë se e ndjera ishte sjellë më 20 gusht pasi i ishin shfaqur probleme në fund të shtatzënisë. “E ndjera është sjellë me…

Lajme
Një 31 vjeçare ka vdekur dje në orët e pasdites në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar shefi i Intensives Qendrore, Shaqir Uka.
Uka ka thënë se e ndjera ishte sjellë më 20 gusht pasi i ishin shfaqur probleme në fund të shtatzënisë.
“E ndjera është sjellë me 20 gusht pas problemeve që i janë shfaq ku edhe ka pas ndërhyrje kirurgjike pra në fund të shtatzënisë i janë shfaqur problemet, pasi ka pasur problem me zemër është sjellë menjëherë në MIQ, ku i janë bërë të gjitha analizat dhe ekzaminimet mirëpo edhe përkundër përkujdesit të stafit e ndjera dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka.
Po ashtu e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes. /Lajmi.net/