Osmani: Pas 30 shtatorit do të veproj menjëherë për mandatarin – pres vendime në frymë kushtetuese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media të mbajtur sot, ka deklaruar se menjëherë pas datës 30 shtator do të nisë procedurat për konstituimin e institucioneve dhe emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Osmani theksoi se kjo do të ndodhë sapo të skadojë masa e përkohshme e vendosur nga…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media të mbajtur sot, ka deklaruar se menjëherë pas datës 30 shtator do të nisë procedurat për konstituimin e institucioneve dhe emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Osmani theksoi se kjo do të ndodhë sapo të skadojë masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, raporton lajmi.net
“Pas 30 shtatorit, duhet të ecim shpejt me konstituimin e të gjitha institucioneve. Dhe në momentin që të skadojë masa, me shpresën se do të merren vendime në frymë të Kushtetutës, do ta ftojë partinë e parë dhe do të caktojë mandatarin,” tha Osmani.
Presidentja shtoi se është e rëndësishme që hapat e ardhshëm të bëhen në përputhje me rendin kushtetues./Lajmi.net/