Vdiqën në aksidentin në Luksemburg, familja Bajraktari tregon se kur mund të vijnë trupat në Kosovë

Familja Bajraktaraj nga Isniqi ka njoftuar se trupat e Ukë dhe Ujkan Bajraktarajt, të cilët humbën jetën tragjikisht para pak ditësh në Luksemburg, do të sillen në Kosovë pas disa ditësh ose javësh. Në një njoftim në Facebook, familja ka shprehur falënderim për ngushëllimet dhe mesazhet e shumta të mbështetjes që kanë marrë në këto…

Lajme

05/09/2025 20:51

Familja Bajraktaraj nga Isniqi ka njoftuar se trupat e Ukë dhe Ujkan Bajraktarajt, të cilët humbën jetën tragjikisht para pak ditësh në Luksemburg, do të sillen në Kosovë pas disa ditësh ose javësh.

Në një njoftim në Facebook, familja ka shprehur falënderim për ngushëllimet dhe mesazhet e shumta të mbështetjes që kanë marrë në këto ditë të vështira.

“Ardhja e kufomave në vendlindje mund të marrë kohë disa ditë apo javë, kështu që ne si familjarë do t’ju informojmë sapo të kemi mundësi të caktojmë ditën dhe kohën e varrimit”, thuhet në njoftim.

Familja Bajraktaraj ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që kanë ndarë dhimbjen me ta.