Arben Gashi: Vetëvendosje po e mban peng shtetin për interesa partiake – Kuvendi duhet të zhbllokohet

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi masë të përkohshme, duke ndaluar formimin e Qeverisë deri më 30 shtator. Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të institucioneve të Kosovës. “Edhe një vendim për masën e sigurisë juridike duke e bllokuar Kuvendin të paktën…

Lajme

05/09/2025 15:39

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi masë të përkohshme, duke ndaluar formimin e Qeverisë deri më 30 shtator. Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të institucioneve të Kosovës.

“Edhe një vendim për masën e sigurisë juridike duke e bllokuar Kuvendin të paktën deri më 30 shtator. Pse po i krijoni këto situata?” – ka pyetur Gashi, duke shtuar se dëmi i shkaktuar është shumëdimensional, transmeton lajmi.net.

Deputeti ka theksuar se Kosova po paguan një kosto të rëndë për këtë ngërç politik: “Cila është kostoja politike, ekonomike, juridike, e sidomos reputacionale që po e paguan Kosova?”

Sipas tij, përgjegjësia për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi partinë në pushtet: “Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Vetëvendosjen, e cila për interesa të ngushta partiake po e mban peng funksionimin e institucioneve të vendit.”

Në fund, Gashi kërkoi zgjidhje të menjëhershme: “Kuvendi duhet të zhbllokohet – Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të fabrikuara”./lajmi.net/