Hargreaves jep detaje për takimin me Osmanin, flet për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Ai përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje për këtë takim. Hargreaves e ka bërë të qartë që Kuvendi mbetet i pakonstituuar, ndërsa ka theksuar nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e…

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje për këtë takim.
Hargreaves e ka bërë të qartë që Kuvendi mbetet i pakonstituuar, ndërsa ka theksuar nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit.
“Ishte kënaqësi të takoja Presidenten Osmani sot. Biseduam për partneritetin e ngushtë 🇬🇧🇽🇰 dhe diskutuam nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërat dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë shumëetnike”, ka shkruar Hargreaves.
Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se e ka riafirmuar se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.
Postimi i plotë i Hargreaves: