Flet mjeku që e trajtoi 35-vjeçarin në Suharekë: U soll pa shenja jete, kishte gjakderdhje masive

Një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi. Blend Morina, mjeku që e ka pranuar këtë rast në Qendrën Emergjente në Suharekë, tha se pacienti është sjell pa shenja jete. Ai bëri të ditur se është vërejtur një…

Lajme

01/09/2025 21:00

Një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.

Blend Morina, mjeku që e ka pranuar këtë rast në Qendrën Emergjente në Suharekë, tha se pacienti është sjell pa shenja jete.

Ai bëri të ditur se është vërejtur një lëndim i kokës, derisa u shpreh se kishte gjakderdhje masive.

“Fillimisht pacienti është sjellur nga punëtorët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pacienti është sjell në urgjencë pa shenja jete, si pasojë e lëndimi të punës. Në ekzaminimin objektiv është vërejtur një lëndim i kokës, i hapur, i cili ka pasur gjakderdhje masive, poashtu gjakderdhja ka qenë edhe nga pjesa e hundës dhe veshëve”.

“Fillimisht kemi filluar me marrë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të sasisë së bollshme të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, nuk kemi mundur ta bëjmë intubimin, pastaj kemi filluar me adrenalinë intravenoze, poashtu reanimacion, sipas protokollit. Bebëzat kanë qenë të zgjeruara, mirëpo nuk kemi arritur ta bëjmë stabilizimin e gjendjes, për shkak se nuk kemi marrë asnjë reagim pozitiv nga ana e pacientit që është sjellur në emergjencë”, u shpreh tutje ai për Klan Kosova.