Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 2 persona. “Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 2 persona.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/