Viti shkollor filloi, 80 eurot e ndara nga Qeveria nuk po iu mjaftojnë prindërve për të blerë librat për fëmijët e tyre

Viti i ri shkollor 2025/2026 ka filluar sot në vend, e nxënësit iu janë kthyer bankave shkollore. Ndonëse të entuziazmuar për fillimin e një viti të ri, nxënësit dhe prindërit e tyre po përballen me vështirësi për t’i siguruar librat për këtë vit shkollor. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, iu ka ndarë nga 80…

Lajme

01/09/2025 20:03

Viti i ri shkollor 2025/2026 ka filluar sot në vend, e nxënësit iu janë kthyer bankave shkollore.

Ndonëse të entuziazmuar për fillimin e një viti të ri, nxënësit dhe prindërit e tyre po përballen me vështirësi për t’i siguruar librat për këtë vit shkollor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, iu ka ndarë nga 80 euro të gjithë fëmijëve nga klasa I-IX, me qëllim për t’i siguruar librat dhe mjetet e punës, por prindërit po ankohen se ato nuk po mjaftojnë për të blerë gjithçka që iu duhet fëmijëve të tyre.

Nga libraria Dukagjini, kanë thënë për lajmi.net se ata kanë furnizim të mjaftueshëm me libra dhe se mungesa mund të ketë vetëm në moment, ndërkaq për çmimet e librave ai ka thënë se janë publike dhe prindërit mund t’i shikojnë dhe pastaj të vendosin për t’i blerë.

“Është një standard që mbahet prej shtëpisë sonë botuese, dhe çdo librari e ka çmimin identik të njëjtë”, ka thënë ai për çmimet e librave.

Për subvenciomin nga Ministria, ka pas shumë ankesa, e një prind sot ka thënë se nuk ka pas mundësi t’i marr paratë fare, pasi që ka pas probleme teknike.

“Nuk kam mujt me i marr paratë hiq se ai kodi nuk vike, as vitin e kalum nuk i kemi marr. Bash jam i interesuar me e dit a e ka të shkruar Qeveria që i kemi marrë. Ka mijëra fëmijë nëpër fshatra që nuk i kanë marrë e që nuk dinë me e përdor eKosovën, jam i sigurt që ato para ata i shkruajnë 100%. Katër libra me para të miat më kushtuan 50 euro, ku me dit sa bëhen krejt. Hashimi na jepke vet librat”, ka thënë ai derisa Qeverinë në detyrë e ka quajtur “hajna”. /Lajmi.net/ 

Ndiqeni videon për më shumë: