Zhvillimet në Kuvend me pasoja | Sipas raportimeve: Askush nga BE s’i shkon Kurtit më në ndërtesën e Qeverisë

Raportohet se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale. Thuhet se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër, ku në të flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të…

Lajme

28/08/2025 15:59

Raportohet se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale.

Thuhet se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër, ku në të flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, theksohet ndër tjera në letrën ekskluzive që ka siguruar Klan Kosova.