“VV po do ta zgjedh nënkryetarin në mënyrë jokushtetuese”, Haradinaj: Qëllimi i Kurtit është të mbes kryeministër edhe dy-tre muaj
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ndarjen në votim të nënkryetarit të komuniteteve joshumicë joserbe dhe nënkryetarit të komunitetit serb ishte ndërhyrje në procedurë dhe se kjo është jokushtetuese. “Ne kemi ardhë në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ka ndodhur ndërhyrje në procedurë në mënyrën e votimit për kandidatët për Kryesi të Kuvendit…

Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ndarjen në votim të nënkryetarit të komuniteteve joshumicë joserbe dhe nënkryetarit të komunitetit serb ishte ndërhyrje në procedurë dhe se kjo është jokushtetuese.
“Ne kemi ardhë në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ka ndodhur ndërhyrje në procedurë në mënyrën e votimit për kandidatët për Kryesi të Kuvendit nga komunitetet. Ndërhyrja në procedurë është jokushtetuese. Pra, ne kemi përvojë paraprake që na obligoi Gjykata Kushtetuese me u kthye në procedurë dhe që me respektu Rregulloren e Kuvendit”.
Haradinaj e akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, që po e shtyn kohën për të mbetur kryeministër në detyrë.
“Është problem me u bë pjesë e kësaj loje në vazhdimësi. Qëllimi është vetëm me e humbë kohën me shkelje kushtetuese, qoftë edhe me rezultat jokushtetues në mënyrë që me i fitu edhe dy-tre muaj kohë që Kurti me vazhdu me mbetë ushtrues detyre i kryetarit të Qeverisë. Ai e ka në dorë ai po e bën këtë”.