Elezi: Tri ditë para përfundimit të afatit numri i votuesve jashtë Kosovës arrin në gati në 30 mijë
Kanë mbetur tri ditë deri në përfunditm të afatit për aplikimin e votuesve me postë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendrorë të Kosovës (KQZ), Valmir Elezi, nga data 23 korrik deri më 27 gusht, ora 09:00, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjithsej…

Lajme
Kanë mbetur tri ditë deri në përfunditm të afatit për aplikimin e votuesve me postë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendrorë të Kosovës (KQZ), Valmir Elezi, nga data 23 korrik deri më 27 gusht, ora 09:00, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjithsej 35,381 aplikime për regjistrim për votim me postë.
Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës (dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti, etj.)). • Komunat me mbi 1 apo 2 mijë shtetas të regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës janë: Gjakova (2,204), Suhareka (2,129), Dragashi (2,045), Prizreni (1,775), Deçani (1,659), Klina (1,643), Istogu (1,538), Vitia (1,291), Gjilani (1,256), Peja (1,193), Malisheva (1,145), Rahoveci (1,111) dhe Juniku (1,000). • Gjermania (13,336) dhe Zvicra (7,132) janë shtetet me numrin më të madh të shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë nga jashtë vendit.