Para 11 muajve Kurti tha se “po përgatitemi për hapjen e urës së Ibrit”, sot Sveçla e Durmishi urojnë urën tjetër
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar qytetarët e Kosovës për hapjen e njërës prej urave të sapondërtuara në Mitrovicë. Svecla bëri të ditur se ura është hapur për qarkullim. Ngjashëm veproi edhe zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Derisa hapja e urës së Ibrit për qarkullim mbeti veç deklarim i Kurtit…

Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar qytetarët e Kosovës për hapjen e njërës prej urave të sapondërtuara në Mitrovicë.
Svecla bëri të ditur se ura është hapur për qarkullim.
Ngjashëm veproi edhe zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Derisa hapja e urës së Ibrit për qarkullim mbeti veç deklarim i Kurtit dhe të tjerëve, zyrtarët shtetërorë tani nisën urimet për hapjen e urës tjetër.
11 muaj më parë Kurti pati deklaruar se “po përgatitemi për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve”.
“Jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë e urës teksa presim raportin final dhe deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës si në BE”, ka thënë ai./Lajmi.net/