Basha: U shpërfaq se e kanë pasur qëllim bllokimin e Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha pas dështimit të zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit tha se qëndrimi i partive të tjera se kandidati nuk duhet të jetë anëtar i qeverisë në këtë seancë doli se qëllimi i tyre ishte që të mbahet në ngërç Kuvendi. “Të gjitha arsyet e tjera ranë në ujë. Pra…

Lajme

24/08/2025 13:39

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha pas dështimit të zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit tha se qëndrimi i partive të tjera se kandidati nuk duhet të jetë anëtar i qeverisë në këtë seancë doli se qëllimi i tyre ishte që të mbahet në ngërç Kuvendi.

“Të gjitha arsyet e tjera ranë në ujë. Pra u shpërfaq pas krejt kësaj kohe se e kanë pasur qëllim bllokimin e Kuvendit”, tha Basha.

Po ashtu pas dështimit për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ai foli edhe për votën pro që e mori nga Arben Gashi i LDK-së.

“Falënderoj gjithë kolegët që kanë votuar, jemi që tri mandate me z.Gashi njihemi mirë, kemi pas respekt të ndersjellë”, tha ai.