Haxhiu: PDK nuk i mbajti fjalët
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë tjera për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se PDK nuk i mbajti fjalët. Haxhiu pas seancës së sotme konstituive, fajësoi opozitën duke thënë se nuk është e interesuar të themeloi institucionet e Kosovës. “Kishin deklarime, sidomos të PDK-së që nëse LVV propozon dikë që…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë tjera për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se PDK nuk i mbajti fjalët.
Haxhiu pas seancës së sotme konstituive, fajësoi opozitën duke thënë se nuk është e interesuar të themeloi institucionet e Kosovës.
“Kishin deklarime, sidomos të PDK-së që nëse LVV propozon dikë që nuk është në kabinetin qeveritarë, ata do të marrin pjesë në votim, ata nuk i mbajnë fjalët siç nuk i kanë mbajtur asnjëherë, të gjithë këto lojëra për të manipuluar opinionin publik por besoj edhe sot edhe në ditët në vijim do të binden të gjithë se pengusja më e madhe në mos konstituimin e kuvendit është opozita, ne në vazhdimësi kemi pas qasje reflektuese“, tha ajo.
Ajo është pyetur se pse nuk bëhet publike më herët emri i kandidatit, në mënyrë që partitë tjera të koordinohen për të votuar, megjithatë, ajo tha se nuk ka asnjë fjalë e tyre që të justifikon veprimet e tyre të papërgjegjshme./kp