Abdixhiku: Pa marrëveshje s’ka votë për askënd, ky është niveli i tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit. Abdixhiku në një reagim në Facebook ka shkruar se ky është niveli i tyre. “Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.
Abdixhiku në një reagim në Facebook ka shkruar se ky është niveli i tyre.
“Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet. Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë.
“Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askënd dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit”, u shpreh Abdixhiku.
I pari i LDK-së shtoi se janë të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.