Raportohet se një mërgimtar ka vdekur në vendin e punës në Gjermani
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjermani, ku një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën. Arianit Kastrati, nga Drenoci i Rahovecit ka vdekur në vendin e punës. Siç raporton Indeksonline, viktima ishte 44 vjeç. Thuhet se i ndjeri sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë. Mësohet se ai po punonte në…

Lajme
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjermani, ku një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën.
Arianit Kastrati, nga Drenoci i Rahovecit ka vdekur në vendin e punës.
Siç raporton Indeksonline, viktima ishte 44 vjeç.
Thuhet se i ndjeri sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë.
Mësohet se ai po punonte në një kulm të shtëpisë afër Munchenit.
Ai ka lënë pas tre fëmijë dhe gruan.