Reshjet e shiut ulin rrezikun nga zjarret në Shqipëri, nën monitorim vatra në Parkun Natyror të Kolonjës
Ndërhyrjet e shpejta në vatrat e evidentuara në 24 orët e fundit nëpër Shqipëri kanë bërë që situata me zjarret të përmirësohet ndjeshëm, ndikuar nga freskimi i motit dhe reshjet në disa qarqe të vendit. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi mbrëmjen e së shtunës se vetëm një vatër zjarri mbetet nën monitorim, nga…

Lajme
Ndërhyrjet e shpejta në vatrat e evidentuara në 24 orët e fundit nëpër Shqipëri kanë bërë që situata me zjarret të përmirësohet ndjeshëm, ndikuar nga freskimi i motit dhe reshjet në disa qarqe të vendit.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi mbrëmjen e së shtunës se vetëm një vatër zjarri mbetet nën monitorim, nga 10 të tilla të njoftuara prej mëngjesit. Vatra në Parkun Natyror Gërmenj të bashkisë Kolonjë u riaktivizua disa herë gjatë ditës, por u arrit të mbahej nën kontroll me mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta.
Ndërhyrjet e zjarrfikësve kanë mundësuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve:
Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë;
Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec;
Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës;
Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe;
Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier;
Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë;
Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë;
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë;
Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence./RTSH