Arrest shtëpie për vajzën e Eli Farës, u kap me substancë narkotike – ja çfarë deklaroi në polici

Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga paraburgimi Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara. Vajza e njohur do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në lidhje me një sasi prej 4 gramë kokainë, që mbante me vete. Pas arrestimit Marina Fara deklaroi se kokaina ishte për përdorim personal. Fara ka qenë…

ShowBiz

23/08/2025 13:43

Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga paraburgimi Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara.

Vajza e njohur do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në lidhje me një sasi prej 4 gramë kokainë, që mbante me vete.

Pas arrestimit Marina Fara deklaroi se kokaina ishte për përdorim personal.

Fara ka qenë e përfshirë rreth 5 vite më parë në operacionin “Mezhgorani”, ku morën pjesë mbi 30 persona, duke ngritur dyshime për përfshirje me trafikantë droge.