Plagosja në Prishtinë, QKUK: Viktimat kanë lëndime të rënda
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë. Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, për lajmi.net, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile. “Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo…

Lajme
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, për lajmi.net, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.
“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.
Ndryshe, rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Prishtinë.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.
Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.