Gjashtë ditë nga fillimi i kërkimit të Beqir Malokajt, i bashkohet edhe kryetari i Istogut
Sot, është dita e gjashtë që kur ka filluar kërkimi i Beqir Malokajt nga IStogu. Në kërkimin e tij janë angazhuar edhe FSK, Policia e Kosovës, Klubi Alpin Podguri, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe qytetarët, ndërsa sot në kërkim është bashkuar edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati. “Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo…

Lajme
Sot, është dita e gjashtë që kur ka filluar kërkimi i Beqir Malokajt nga IStogu.
Në kërkimin e tij janë angazhuar edhe FSK, Policia e Kosovës, Klubi Alpin Podguri, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe qytetarët, ndërsa sot në kërkim është bashkuar edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
“Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe praninë tonë aktive kudo ku ka nevojë. Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe përkushtimin. Qëndrojmë me shpresë që ta gjejmë Beqirin, shëndosh e mirë“, ka shkruar Ferati. /Lajmi.net/