Përfshihen në aksident, më pas sulmojnë njëri-tjetrin – dy persona arrestohen në Milloshevë
Një aksident komunikacioni në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit ka përfunduar me përleshje fizike mes dy drejtuesve të automjeteve, të cilët më pas janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:00, kur pas një aksidenti me vetura, dy të dyshuarit – një shtetas i Kosovës dhe një shtetas…

Lajme
Një aksident komunikacioni në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit ka përfunduar me përleshje fizike mes dy drejtuesve të automjeteve, të cilët më pas janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:00, kur pas një aksidenti me vetura, dy të dyshuarit – një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Gjermanisë – kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net
Sipas njoftimit të policisë, të dy personat janë ndaluar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk është raportuar për lëndime serioze./lajmi.net/