Pasi u përfshi në një rrahje, ndez zjarr pranë shtëpisë së viktimës – dy persona përfundojnë në mbajtje

Një incident i rëndë është raportuar të mërkurën mbrëma në fshatin Vragoli të komunës së Fushë Kosovës, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, situata ka përshkallëzuar në zjarrvënie. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 gusht rreth orës 22:25, kur pas një rrahjeje mes disa personave meshkuj kosovarë, njëri nga të…

Lajme

22/08/2025 08:49

Një incident i rëndë është raportuar të mërkurën mbrëma në fshatin Vragoli të komunës së Fushë Kosovës, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, situata ka përshkallëzuar në zjarrvënie.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 gusht rreth orës 22:25, kur pas një rrahjeje mes disa personave meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor, transmeton lajmi.net

Më pas, i njëjti dyshohet se ka ndezur zjarr afër shtëpisë së viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuar janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për motivet e incidentit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar nga zjarri./lajmi.net/