Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte lider i përgjegjshëm e parimor, shembull për t’u ndjekur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar ish-kryeminstrin dhe bashkëpartiakun Bajram Rexhepi në 8 vjetorin e kalimit në amshim. Krasniqi është shprehur se Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të atdheut. “Bajram Rexhepi si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve…

Lajme

21/08/2025 15:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar ish-kryeminstrin dhe bashkëpartiakun Bajram Rexhepi në 8 vjetorin e kalimit në amshim.

Krasniqi është shprehur se Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të atdheut.

“Bajram Rexhepi si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor, ishte shembull për t’u ndjekur.”, ka theksuar ai.