PDK dorëzon ankesë në Gjykatën Kushtetuese, kërkon anulimin e vendimit të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë deponuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike. Para mediave, Tahiri tha se ekonomia kosovare po rrënohet. “Sot, në emër të PDK-së, në mbrojtje të interesit…

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë deponuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.
Para mediave, Tahiri tha se ekonomia kosovare po rrënohet.
“Sot, në emër të PDK-së, në mbrojtje të interesit publik dhe të ekonomisë, sapo deponuam ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, që në mënyrë të dhunshme nxjerr mbi 1 mijë biznese në treg të lirë”, tha ai.
Sipas Tahirit, kjo situatë i konvenon vetëm “një grupi kriminal që sillet rreth kryeministrit”.
Ndryshe, nga 16 gushti, bizneset që nuk kanë kaluar në tregun e lirë energjetik janë shkyçur nga KEDS.
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike ka kërkuar nga bizneset që të lidhin kontrata me furnizues të licensuar.
“ZRRE do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, e të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontrata komerciale, sa më shpejt të lidhin kontratë me njërin nga furnizuesit e licencuar, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm”, thekson ZRRE.