Kushtetuesja rrëzoi nenin që përjashtonte kujdesin mendor nga spitalet – FSSHK e quan fitore për sektorin publik

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ të Spitaleve…

Lajme

21/08/2025 13:54

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ të Spitaleve të Përgjithshme në nivel vendi.

“FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, thuhet në njoftim.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja ka konstatuar se paragrafi 1 i nenit 11 (organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit nr.01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes vendimit nr.29/180 të Qeverisë së Kosovës, të datës 27 dhjetor 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 dhe paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuesja urdhëroi që ky paragraf të ndryshohet dhe deri atëherë, shërbimet e kujdesit mendor të ofrohen sipas ligjit aktual.