E pranoi fajësinë për nxitje të përçarjes, i akuzuari dënohet me 6 muaj burgim që mund ta zëvëndësoj me gjobë
Sistemi Prokurorial ka njoftuar se i akuzuar S.C. ka pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Ai është dënuar me 6 muaj burgim, që mund t’i zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë euro. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e …

Lajme
Sistemi Prokurorial ka njoftuar se i akuzuar S.C. ka pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Ai është dënuar me 6 muaj burgim, që mund t’i zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë euro.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga S.C., për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar marrëveshjen, duke i shqiptuar të pandehurit gjashtë muaj burgim me mundësinë që të zëvendësohet me gjobë prej 1000 eurosh.”
S.C. “akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”.
“Prokuroria Speciale është e përkushtuar në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.”