Katër nga të lënduarit në aksidentin në Klinë janë liruar nga trajtimi, njëri po trajtohet në Kirurgji dhe është jashtë rrezikut për jetë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Nga ky aksident një 23 vjeçar ka ndërruar jetë dhe 5 persona kanë pësuar lëndime. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga pesë të lënduarit, katër janë liruar nga trajtimi dhe një tjetër është jashtë rrezikut për…

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Nga ky aksident një 23 vjeçar ka ndërruar jetë dhe 5 persona kanë pësuar lëndime.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga pesë të lënduarit, katër janë liruar nga trajtimi dhe një tjetër është jashtë rrezikut për jetë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Spitali i Pejës. /Lajmi.net/