Tentoi të fus rreth 21 kg narkotikë në Kosovë, i kërcënoi policët me armë dhe u largua në zonën malore në drejtim të Shqipërisë
Dje, rreth orës 20:30, Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë hasur në një person të dyshuar që po barte një çantë dhe ishte i armatosur. Siç ka njoftuar Policia, ai sapo ka vërejtur policët, ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të tyre. “Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë…

Lajme
Dje, rreth orës 20:30, Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë hasur në një person të dyshuar që po barte një çantë dhe ishte i armatosur.
Siç ka njoftuar Policia, ai sapo ka vërejtur policët, ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të tyre.
“Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, thuhet në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/