Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 04:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga ky aksident, lëndime kanë marrë katër persona. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime…

Lajme
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 04:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Nga ky aksident, lëndime kanë marrë katër persona.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu”, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/