Artan Behrami godet Donika Gërvallën: Fjalën UÇK e ka përmendur për herë të fundit kur dorëzoi dosje kundër saj
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Donika Gërvalla-Schwarz, një ditë pasi kjo e fundit nuk arriti të zgjidhej kryetare e Kuvendit të Kosovës, si kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Në një postim në Facebook, Behrami ka thumbuar Gërvallën duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Donika Gërvalla-Schwarz, një ditë pasi kjo e fundit nuk arriti të zgjidhej kryetare e Kuvendit të Kosovës, si kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim në Facebook, Behrami ka thumbuar Gërvallën duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net
“Për herë të fundit fjalën UÇK, Donika Gërvalla-Schwarz e ka përmend në mbledhjen dhe dorëzimin e dosjeve kundër UÇK-së. Sa herë nuk e përmend UÇK-në, ajo veç nder i bën!” – shkroi Behrami.
Kujtojmë se kandidatura e Donika Gërvallës nuk mori votat e nevojshme në Kuvend, përfshirë edhe mungesën e mbështetjes nga deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila refuzoi ta votojë për shkak të deklaratave të vjetra të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi, një nga komandantët e UÇK-së./lajmi.net/