Reagon sërish Peci “e thumbon” Shqipe Selimin: Dy gratë me besimin më të madh qytetar, Albulena Haxhiu e Donika Gërvalla

Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka “thumbuar” deputeten e koalicionit Shqipe Selimin, pasi kjo e fundit nuk pati votë për Donika Gërvallen. Peci përmes një postimi në Facebook, tregoi numrin e votave që morën dy kandidatët që sot dështuan të marrin votat e nevojshme për kryeparlamentare. Postimi i plotë: Fjala e popullit është edhe fjala…

Lajme

20/08/2025 19:15

Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka “thumbuar” deputeten e koalicionit Shqipe Selimin, pasi kjo e fundit nuk pati votë për Donika Gërvallen.

Peci përmes një postimi në Facebook, tregoi numrin e votave që morën dy kandidatët që sot dështuan të marrin votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Postimi i plotë:

Fjala e popullit është edhe fjala e Zotit.

Dy gratë me besimin më të madh qytetar në zgjedhjet e fundit në Kosovë:

Albulena Haxhiu – 125,722 vota,
Donika Gërvalla – 113,239 vota.