Shqipëria e para në Evropë për energjinë e rinovueshme
Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Sipas të dhënave të Agjencisë për Media dhe Informim, vendi ynë siguron 99,3% të energjisë nga burime të qëndrueshme, duke lënë pas edhe Norvegjinë, e cila renditet e dyta me 99,1%. Të dy vendet kryesojnë me pothuajse 100% prodhim energjie të…

Lajme
Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Media dhe Informim, vendi ynë siguron 99,3% të energjisë nga burime të qëndrueshme, duke lënë pas edhe Norvegjinë, e cila renditet e dyta me 99,1%.
Të dy vendet kryesojnë me pothuajse 100% prodhim energjie të gjelbër, në një kohë kur mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 42%.
Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, në listë vijojnë:
Danimarka me 88,6%,
Luksemburgu me 87,4%,
Portugalia me 78,6%.
Ky rezultat e vendos Shqipërinë në një pozitë të favorshme, në një periudhë kur siguria dhe menaxhimi i burimeve energjetike janë ndër sfidat më të mëdha për kontinentin europian dhe një nga prioritetet kryesore të vetë Bashkimit Europian.