Cakolli: Nëse nuk fiton 61 mandate, partia e parë nuk ka fituar asgjë tjetër përveç të drejtës për të filluar negociatat me të tjerët
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar në lidhje me diskursin politik pas zgjedhjeve, duke theksuar se në një sistem parlamentar si ai i Kosovës, rezultati zgjedhor nuk mjafton për të qeverisur pa ndërtimin e shumicës parlamentare. Sipas tij, të jesh partia e parë në zgjedhje është e rëndësishme, por nuk nënkupton…

Lajme
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar në lidhje me diskursin politik pas zgjedhjeve, duke theksuar se në një sistem parlamentar si ai i Kosovës, rezultati zgjedhor nuk mjafton për të qeverisur pa ndërtimin e shumicës parlamentare.
Sipas tij, të jesh partia e parë në zgjedhje është e rëndësishme, por nuk nënkupton automatikisht fitoren e zgjedhjeve apo të drejtën për të qeverisur.
“Me dalë i pari në zgjedhje nuk do të thotë me i fitu zgjedhjet,” shkruan Cakolli.
“Nëse nuk fiton 61 mandate, partia e parë nuk ka fituar asgjë tjetër përveç të drejtës për të filluar negociatat me të tjerët,” thekson ai.
Cakolli thekson se në sistemin parlamentar, institucionet mund të formohen vetëm nëse arrihet një shumicë e nevojshme, ndërsa për ta ndërtuar atë kërkohet kompromis mes partive politike.
Ai rikujton gjithashtu se as fitimi i 50% +1 të votave nuk e garanton shumicën në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mënyrës se si shpërndahen mandatet.
Në mesazhin e tij, Cakolli kritikon edhe tendencat për të ushtruar presion mbi deputetët që mund të kenë qëndrime të ndryshme:
“Në demokraci, vota e deputetëve nuk imponohet. Ajo nuk detyrohet as përmes retorikës, as me etiketime, linçime apo presion publik ndaj atyre që mendojnë ndryshe,” shkruan ai.
Sipas tij, dështimi i ndonjë kandidature për pozita shtetërore nuk lidhet me emra apo me biografi personale, por me mungesën e mbështetjes së nevojshme në Kuvend.
Në përfundim, Cakolli thekson se nëse nuk ka vullnet për kompromis në ndërtimin e një marrëveshjeje politike që siguron shumicën parlamentare, atëherë faji për bllokadën bie mbi ata që refuzojnë të pranojnë realitetin politik.
Postimi i plotë:
