Serwer flet për zhvillimet e fundit në Serbi: Me Vuçiqin dhe rusët gjithmonë ekziston rreziku i eskalimit në Kosovë
Profesori në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka më mbështetjen e Perëndimit siç e kishte dikur. “Ai është kthyer qartë nga Moska dhe Bejingu”, tha Serwer për Radion Evropa e Lirë. Sa i përket protestave disamujore kundër qeverisë së Vuçiqit, Serwer thotë se presidenti serb nuk ka…

Lajme
Profesori në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka më mbështetjen e Perëndimit siç e kishte dikur.
“Ai është kthyer qartë nga Moska dhe Bejingu”, tha Serwer për Radion Evropa e Lirë.
Sa i përket protestave disamujore kundër qeverisë së Vuçiqit, Serwer thotë se presidenti serb nuk ka kë ta fajësojë përveç vetes.
“Vuçiç nuk ka askënd për të fajësuar përveç vetes”, thotë ai.
“Me Vuçiçin dhe rusët, gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit ose shpërqendrimit nga një incident tjetër destabilizues në Kosovë”, thotë ai kur pyetet nëse ekziston rreziku i përshkallëzimit dhe ndikimit në stabilitetin rajonal.
Serwer i sheh protestat në Serbi si “një shenjë të sinqertë të pakënaqësisë popullore me punën e qeverisë”, por thotë se demonstruesit nuk duket se kanë krijuar një alternativë të qartë politike.