Ofendimet e Gërvallës drejtuar Rexhep Selimit, Shqipe Selimi e konfirmon se ajo ishte arsyeja pse nuk mori pjesë në votim

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit sot nuk ka marrë pjesë në votim për të zgjedhur Donika Gërvallën kryetare të Kuvendit. Për arsyen pse nuk mori pjesë në votim sot, ajo ka thënë se nuk lidhet me motive partiake. “Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe…

Lajme

20/08/2025 15:35

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit sot nuk ka marrë pjesë në votim për të zgjedhur Donika Gërvallën kryetare të Kuvendit.

Për arsyen pse nuk mori pjesë në votim sot, ajo ka thënë se nuk lidhet me motive partiake.

“Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar Shqipe Mehmeti Selimi.

Në ato postime të Donika Gërvallës, ajo i drejtohej Rexhep Selimit si “një prej të dyshuarve në Hagë” dhe “figurë e diskredituar e botës së krimit”.

Postimi i plotë i Shqipe Selimit: