Deliu: PDK do të votoj kundër Haxhiut dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti, konsiderojmë se janë përgjegjës për degradimin 5 vjeçar të Kosovës
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit ka thënë se beson që do të ketë reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese sipas Deliut duhet të respektohet dhe të kthehet në votim i hapur, shkruan lajmi.net “Ta shohim, është ende herët të flas sepse vetëm…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit ka thënë se beson që do të ketë reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje.
Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese sipas Deliut duhet të respektohet dhe të kthehet në votim i hapur, shkruan lajmi.net
“Ta shohim, është ende herët të flas sepse vetëm mund të paragjykoj, por vendi duhet të mësohet sidomos përfaqësuesit publik që janë të m’veshur me votë të qytetarit, që aktgjykimet e tilla as të mos iëhen në dilemë. Është detyrim kushtetues i Republikës së Kosovës dhe i deputetëve që t’i respektojnë këto aktgjykime përndryshe Kosova është bllokuar gjashtë muaj për shkak të arrogancës, dhe mosrespektimit të aktgjykimit të 26 qershorit që ka derivuar pastaj me një vendim tjetër. për çka është marrë vendim që një kandidat të vihet në votim vetëm tri herë e të mos kemi ego e ambicie të përsëritura për muaj të tërë për të bllokuar Kosovën”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se Kosova ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet Haxhiu ose jo në krye të Kuvendit.
Nëse PDK do të marr pjesë në votim, ajo ka thënë po derisa ka shtuar se do të votojnë kundër Haxhiut.
“Ne nuk e kemi votuar vetëm komisionin, përpjekjet e pushtetit për të ndryshuar formën e votimit nga votimi i hapur në votim të mbyllur. Por, ne kemi votuar pesë herë kundër Haxhiut. Pra, PDK ka refuzuar që të bëhet shkelëse e Kushtetutës dhe këtë thirrje e kemi bërë në vazhdimësi. Ne do ta respektojmë aktgjykimin siç e kemi bërë deri më tani, do të votojmë kundër Haxhiut dhe pjesëtarëve të Qeverisë sepse konsiderojmë se janë përgjegjës për degradimin 5 vjeçar të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. /Lajmi.net/