201 zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut u trajnuan për komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë marrë pjesë në punëtorinë me temën “Komunikimi për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore”, e cila ka filluar në muajin qershor 2025 dhe ka përfunduar sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë gjithsej 201 zyrtarë policore nga gjeneratat…

Lajme

18/08/2025 12:28

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë marrë pjesë në punëtorinë me temën “Komunikimi për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore”, e cila ka filluar në muajin qershor 2025 dhe ka përfunduar sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë gjithsej 201 zyrtarë policore nga gjeneratat 59, 60, 61 dhe 62 të Policisë së Kosovës.

“Punëtoria është organizuar nga zyrtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e komunikimit efektiv, parandalimin dhe uljen e tensioneve, si dhe forcimin e ndjeshmërisë gjinore gjatë ushtrimit të detyrës policore. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shkëmbejnë përvoja, të diskutojnë raste praktike dhe të thellojnë njohuritë mbi qasjet bashkëkohore në menaxhimin e situatave që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet nga Policia e Kosovës e cila ka shpreh falënderim ndaj EULEX-it