Përditësohen të dhënat, vazhdojnë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova përmes Merdarit
Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi. Për të dalë nga Kosova në Merdar pritjet po zgjasin më shumë se tri orë e gjysmë. Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, gati 2 orë. Edhe në Bërnjak, Mutivodë e Jarinje ka kolona, ndërsa në pikat tjera jo.
