Rrahje në Skenderaj, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Llaushë të Skenderajt pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes veti. Përmes raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i…

Lajme

17/08/2025 10:24

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Llaushë të Skenderajt pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes veti.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i moshës së mitur është ndaluar për 24 orë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  katër të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i moshës së mitur ndalohet për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë.