Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë – shtatë të lënduar, një person në mbajtje

Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur pas mesnatës në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura dhe dy motoçikleta. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe dy motoçikletave, e që të lënduar kanë mbetur 7 persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK,…

Lajme

17/08/2025 09:35

Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur pas mesnatës në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura dhe dy motoçikleta.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe dy motoçikletave, e që të lënduar kanë mbetur 7 persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa policia dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në njoftimin nga Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit një person është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë. 16.08.2025-22:41. Raportohet për një aksident trafiku mes dy veturave dhe dy motoçikletave, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.